
Aragona Band, që njihet si një prej grupeve më të suksesshme të kohës dhe që njihet për performancat ‘live’, ka publikuar bashkëpunimin e ri me Ermal Fejzullahun, të titulluar “Femnat e Prishtinës”.
Këngën e kanë punuar në muzikë Kico dhe Torch, kurse tekstin sërish për Aragona Band e ka shkruar Mit’hat Sadiku.
“Titullin këngës ia ka lënë tekstshkruesi. Në fakt, na ka pëlqyer edhe neve, është dukur interesant për faktin se ne u këndojmë vajzave të qytetit tonë”.
“Presim që projekti të pëlqehet, si kënga ashtu dhe videoklipi, të paktën atyre që u kemi treguar e kanë pëlqyer. Është këngë verore, ritmike dhe shumë e kapshme për publikun”, ka thënë Zgjim Bakalli për Telegrafin anëtari i Aragona Band.
Videoklipin e kësaj kënge e ka punuar produksioni Think Creative